Partitë Popullore: Shqipëria është pjesë e qenësishme e BE, duhet doemos të hyjë

Tiranë, 15 Janar NOA - Për ne Shqipëria është
pjesë e Europës, është pjesë e qenësishme e saj dhe duhet absolutisht të hyjë
në Bashkimin Europian. Këtë vlerësim dha Joseph Daul, President i Grupit
të Partive popullore Europiane në Parlamentin Europian gjatë takimit me
Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Biseda mes Kryetares së Kuvendit dhe zotit
Daul u përqendrua në hapat e Shqipërisë në përafrimin e saj me BE-në,
liberalzimi i vizave dhe bashkëpunimi ndërparlamentar.
Kryetarja e Kuvendit falenderoi zotin Daul për
mbështetjen e vazhdueshme duke shprehur bindjen në rritjen e bashkëpunimit në
përshpejtimin e proceseve anëtarësuese të Shqipërisë në Bashkimin Europian, në
këtë fazë të re ku ndodhet Shqipëria.
I pyetur nga mediat pas takimit, lidhur me
bojkotin e opozitës zoti Daul tha:
Demokraci e vërtetë është kur opozita bën
punën e saj, bën propozimet e saj. Opozita nuk duhet të bojkotojë. Kjo nuk
ekziston në demokraci. Kur zgjidhemi nga populli, nga qytetarët kemi një
përgjegjësi për të mbajtur.
r.b/NOA