Të hënën mblidhet Kuvendi,Topalli: Seanca pas kërkesës së PS-së

Konfereca e kryetarëve të grupeve parlamentare ka vendosur në mbledhjen e sotme që ditën e hënë të zhvillohet një seancë parlamentare e jashtëzakonshme për përmbytjet në qarkun e Shkodrës. Në fjalën e saj kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u shpreh se kjo seancë u vendos pas kërkesës publike të deputetëve socialistë. Ajo gjithashtu shtoi se letra që i ka drejtuar deputetëve të Partisë Socialiste ishte në rrugë institucionale dhe se betimi i deputetëve është një akt individual.
Ditën e premte Partia Socialiste ka deklaruar se opozita do të hyjë në Kuvend nëse do të ketë seancë të jashtëzakonshme për përmbytjet. Deputetia e PS-së Eglantina Gjermeni theksoi se vendimi për të hyrë në Kuvend do të jetë institucional.