Balla: Pa transparencë, nuk i njohim zgjedhjet
Kështu ka deklaruar sot, deputeti i zgjedhur Taulant Balla gjatë një konference për shtyp, nga selia rozë, duke nënvizuar se ka nisur një hakmarrje ndaj qytetarëve që kanë mbështetur ndryshimin.
Balla ka deklaruar se pa transparencën e plotë të zgjedhjeve, PS-ja nuk do t’i njoh ato. “Ne urojmë që maskarada e KQZ me mandatin e nëntë të Partisë Socialiste në Fier të mos mbyllet sic ka filluar, në të kundërt Partia Socialiste nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve dhe nuk do të njohim Parlamentin e dala nga kjo maskaradë”-theksoi ai.
Zyrtari socialist ka denoncuar keqpërdorimin, sipas tij- të shumicës politike në KQZ, drejtimin dhe sjelljen arbitrare të Kryetarit de jure të KQZ, të cilët janë duke zbatuar ne verbëri militante urdhrat e ciftit Berisha-Meta, për shkatërrimin e procesit zgjedhor.
“Apeli ynë për të gjithë ata shqiptarë që na kanë votuar, ata mijëra që vazhdojnë të na kërkojnë qëndrim të prerë, është Durim, deri në përfundimin e procesit të turpshëm të diskutimit të mandatit të 9 në Fier. Asnjë pazar, nuk mund të ndryshojë vullnetin e shprehur të të gjithë shqiptarëve. I kujtoj sot Sali Berishës dhe Ilir Metës, se ne do të mbrojmë me cdo kusht, vullnetin e shqiptareve, sikurse do të mbrojmë cdo qytetar shqiptar nga hakmarrja primitive e cdo pazari të pisët”-përfundoi deklaratën Balla.