Balla: Pas numërimit të votave nis procedura për shkarkimin e Metës!

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha sot se askush s’ka pritur që presidenti Ilir Meta të mbajë fjalën për dorëheqjen. Reagimi i tij vjen pas deklaratës së Presidencës, që njoftoi se Ilir Meta nuk do të dorëhiqet, pas fitores së PS. Përmes një statusi në Twitter, Balla paralajmeron se sapo të mbarojë procesi i numërimit, mazhoranca do të nisin procedurat për largimin e tij. “Me Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht! Askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqje! Po ja të mbarojë procesi i numërimit dhe t’ia bëjmë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit!”, shkruan Balla.