E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: Pasiguria e gazetarëve nga mungesa e ligjit

“Shqipëria në këtë indeks të “Reporterëve pa Kufij” është renditur për vitin 2009 në vendin e 88, poshtë Ugandës, Mozambikut, apo Timorit Lindor, vende aspak demokratike dhe peng të luftrave civile”, tha deputeti socialist Taulant Balla.

Ai shtoi se edhe mediat private, të cilat kanë më shumë liri të shprehuri, nuk janë të mbrojtura nga presioni. “Fatura të shtuara për shërbime publike, tërheqja e reklamave, ndryshimet e taksave e kaosi institucional janë armë ligjore për të promovuar autocensurën e cila është tashmë prezente në një numër shumë të madh të mediave”, tha më tej Balla, duke nënvizuar se pasiguria financiare e gazetarëve lidhet me mungesën e kuadrit ligjor në ushtrimin e profesionit, “dhe i vendos gazetarët në mëshirën e arbitraritetit dhe thellon korrupsionin”.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›