E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: Po vidhet rezultati për komunën Shalë

Deputeti Taulant Balla, tha se nuk ka asnjë arsye dhe shpjegim për vendimit që votat të numërohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Pasi dështoi me tentativat e tij për t’i vjedhur zgjedhjet në komunën e Shalës me anë të manipulimeve e presionit shtypës nga të gjitha strukturat e regjimit të tij, tani Saliu ka vendosur të përdorë sërish Ristanin për të kryer grabitjen e radhës. Nuk mund të ketë numërim të ndershëm e të drejtë nga KQZ në krye të të cilit qëndron një bandit si Arben Ristani. Këtë e panë të gjithë shqiptarët e ndërkombëtarët”, theksoi ai.

Sipas Ballës, nuk mund të ketë një rezultat të drejtë nga KQZ që identifikohet nga “raporti i OSBE-ODHIR-it si institucioni që shkatërroi zgjedhjet lokale të 8 majit. OSBE-ODHIR ka kërkuar shprehimisht riformatimin e KQZ të Ristanit e Saliut çka do të thotë se ky institucion sot nuk ka më asnjë lloj legjitimiteti e besueshmërie”. /S.Lleshi/Start/
 

                                                                                             2011-08-22 14:30
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›