E Diel, 1 Nëntor 2026

Merkel në Zagreb: Zgjerimi i BE-së, pavarësisht krizës

Të martën, Merkel do të ndalet në Beograd, ku do të diskutojë për perspektivën evropiane të Serbisë si dhe dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës. Kancelarja do të kërkojë përmirësimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

 Në një intervistë, dhënë dje në mbrëmje televizionit kombëtar kroat, Merkel siguroi se kriza financiare aktuale në zonën euro nuk do të rrezikojë vazhdimin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. "Nëse Greqia, Portugali apo Irlanda kanë vështirësi, ne nuk do të privojmë vendet e tjera nga perspektiva e tyre evropiane'', theksoi ajo duke nënvizuar se progresi i vendeve të Ballkanit perëndimor drejt Evropës varet kryesisht respektimi i kritereve të kërkuara nga Brukseli.

"Është e rëndësishme që Serbia të bashkëpunojë me Kosovën, ndërkohë që Bosnje-Hercegovina ka nevojë për një qeverisje qendrore dhe Maqedonia duhet të zgjidhë mosmarrëveshjet për emrin me Greqinë. Duhet zgjidhur gjithçka'', theksoi Merkel.

"Qeveria kroate ka bërë shumë përpjekje, në përgatitjet e saj për në bashkimin Evropian, ku Zagrebi mendohet të bëhet pjesë në muajin korrik 2013'', deklaroi Merkel për televizionin kroat. "Tashmë që Kroacia është praktikisht një vend anëtar i Bashkimit Evropian, kjo nënkupton investime më të sigurta. Marrëdhëniet do të riforcohen'', shtoi ajo. Kroacia përfundoi më 30 qershor negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. /Start/

                                                                                             2011-08-22 11:55
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›