Rriten pagat për mjekët e familjes
Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana, tha se rritja e pagave për mjekët e familjes shkon nga 2%-5% në varësi të pozicionit gjeografik, me rritje deri në 8% për zëra të caktuar të pagës.
Sipas ndryshime të parashikuara, pësojnë rritje 4,2-5 % ose 2.500 lekë në muaj, pagat mujore bruto të mjekëve në zonat qendrore, fushore e kodrinore ku punojnë mbi 1.200 MPF, ose rreth 72% e numrit të përgjithshëm të mjekëve. Ndërsa pagat e mjekëve në zonat malore e të thella malore pësojnë një rritje rreth 2 % ose 1.500 lekë në muaj.
Kështu, një mjek në zonën qendrore me ngarkesë normale pra 2000 banore, me vjetërsi pune 25 vjet dhe qe kryen mbi 12 vizita ne dite, do te paguhet me nje page mujore bruto rreth 53 mijë lekë, ndërsa një mjek në zonat e thella malore që kryen 6 vizita ne dite do te paguhet me page mujore rreth 82 mije leke.
Nga kjo rritje përfitojnë rreth 1650 MPF me një efekt financiar 5/mujor për paga dhe sigurime shoqërore e shëndetësore rreth 22.7 milion leke. Ndërsa paga e personelit infermieristik në total pëson një rritje rreth 3 %. Nga kjo rritje përfitojnë mbi 6700 infermiere, me nje efekt financiar deri ne fund te viti 2011, ne paga e sigurime rreth 39 milion leke.
Ne total efektet financiare nga rritja e pagave për rreth 9.300 punonjës arrin ne 71.5 milion leke, (pagat 61.3 milion leke dhe kontributi sigurimeve 10.2 milion lek). Efektet financiare mbulohen nga buxheti i ISKSH për shërbimin e kujdesit shëndetësor parësor. Ndërsa, sipas Hanës, zbatimi i ndryshimit te pagave fillon nga data 15 korrik. /Start/
2011-08-22 12:38