E Enjte, 5 Nëntor 2026

Balla: Policia do të bëjë gjithçka për luftuar armëmbajtjen pa leje

TIRANË, 28 maj/ATSH/ Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot se Policia e Shtetit ketë një angazhim më të madh se më parë në luftën ndaj armëmbajtjes pa leje.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla theksoi se fenomeni i armëmbajtjes pa leje është dhe burimi i ngjarjeve të rënda kriminale.

“Armëmbajtja pa leje po goditet çdo ditë. Do të bëjmë gjithçka, me më shumë angazhim sesa më parë, që kjo shkelje e hapur e ligjit dhe burim kryesor i ngjarjeve të rënda kriminale të luftohet nga Policia e Shtetit me vendosmëri, çdo ditë”, tha Balla.

Ministri i Brendshëm vlerësoi dhe operacionin e zhvilluar në Vlorë nga forcat e rendit, ku u arrestua një 39-vjeçar, i cili po qarkullonte me armë zjarri në automjetin e tij.

“Përgëzime Policisë së Shtetit Vlorë, për rezultatet dhe goditjen sistematike të këtij fenomeni, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale”, përfundon postimi i ministri Balla, i cili ndan dhe video nga operacioni policor.

“Sundimi i Ligjit”, Policia e Vlorës godet një rast të armëmbajtjes pa leje

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›