Meta: Përmbytja ishte një fatkeqësi natyrore

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka deklaruar se situata emergjente e krijuar në zonën e Shkodrës është pasojë e një fatkeqësie natyrore , ndërkohë që ka vlerësuar pozitivisht menaxhimin e situatës nga ministri i LSI-së, Dritan Prifti . Ashtu si kryeministri Berisha, numri 2 i qeverisë Meta ka përsëritur se situata të tilla ndodhin njëherë në 100 vjet, prandaj problematika që duhej përballuar ka qenë komplekse.
Por ndërkaq kreu i LSI-së, Meta nuk ka kursyer akuzat ndaj opozitës, e cila në një kohë që duhej të tregonte solidaritet , ka përdorur politikisht fatkeqësinë e mijëra banorëve të Shkodrës. Sipas Metës kërkesa e PS-së për dorëheqjen e ministrit Prifti ka në themel vetëm qendrimin personal të liderit Edi Rama ndaj ministrit Prifti.
Ndërkaq duke iu referuar zbatimit të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave , shefi i diplomacisë shqiptare ka theksuar se qeveria po punon për plotësimin e kërkesave të KE-së, duke përseritur se vizat për shqiptarët do të hiqen brenda këtij viti.