E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla Prokuroria te nise hetimet per Kulicajn

Deputeti Taulant Balla i ka bere serish thirrje Prokurorise qe te nise hetimet per perfshirjen e zevendes drejtorit te pergjithshem te policise Agron Kulicaj ne kontrabande nafte.

Dje per te treten here radhazi Dritan Prifti Minister i Ekonomise ne kete Qeveri deri ne fillim te shtatorit rishprehu akuzat dhe deshmite per kontrabanden e naftes vergin ndaj ish bodigardit te Sali Berishes dhe zevendes drejtorit aktual te policise se shtetit Agron Kulicaj. Ketyre akuzave dhe deshmive teper te renda iu shtua dje dhe pohimi i kreut te doganave se aktualisht ne Shqiperi ekziston nje super-kontrabande nafte tha ne deklaraten e tij Balla.

Deputeti socialist theksoi se eshte momenti qe prokuroria shqiptare te hedhe drite dhe te zbardhe edhe akuzat dhe deshmite e tjera te Dritan Priftit per vepra penale te ushtrimit te ndikimit te paligjshem apo korrupsionit aktiv te mistrave te tjere te Qeverise se Sali Berishes.

Ne socialistet i themi qytetareve shqiptare se gjithcka po del ne drite nga keto deshmi te tmerrshme jane konfirmimi i arsyeve se pse Sali Berisha vodhi zgjedhjet me 28 qershor tha Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›