Dinjiteti me te cilin shqiptaret do presin heqjen e vizave

Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka nisur nje fushate sensibilizuese tek kategorite qe pritet te udhetojne te parat pas heqjes se regjimit te vizave. Shqiptaret do ta presin kete moment me entuziazem pasi keto dite po dyfishohen numri i shtetasve qe po aplikojne per pasaporta biometrike por edhe me dinjitetin e qytetareve qe do ta respektojne ne cdo pike marreveshjen qe u permbush atyre aspiraten e levizjes se lire
Ministri i Brendshem Lulzim Basha zbaton detyren e lene nga Kryeministri Berisha dje per te informuar elektoratin mbi liberalizimin e vizave. Ai ka zgjedhur studentet e universitetit Aleksander Xhuvani ne Elbasan per te nisur nje fushate sensibilizuese lidhur me drejtat dhe detyrimet qe do te kete cdo qytetar pas liberalizimit te vizave. Ministri Lulzim Basha theksoi ne kete takim se vendimi historik per levizjen e lire ne hapesiren Shengen qe pritet te behet realitet shume shpejt duhet te trajtohet me dinjitet dhe pergjegjesi historike nga te gjithe qytetaret shqiptare dhe ftoi studentet e Universitetit Aleksander Xhuvani te behen pjese e fushates informuese qe ka ndermarre qeveria shqiptare.
Tani levizja e lire nuk eshte me nje enderr dhe brenda pak javesh presim te jete realitet por eshte shume e rendesishme menyra sesi ne do ta trajtojme kete te drejte raporti qe ne do te vendosim me kete liri te munguar dhe se shpejti te fituar ne radhe te pare per vete kete te drejte te qytetareve shqiptare ne raport me kontinentin europian dhe ne radhe te dyte per rrugen qe mbetet per anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian. Per kete arsye ne kemi bere nje fushate publicitare qe ka nisur prej kohesh me spote televizive pamflete etj por asgje nuk eshte me e rendesishme sa nderveprimi qytetar per te diskutuar dialoguar dhe shpjeguar per te shmangur cdo keqkuptim se cfare do te thote heqje vizash apo levizje e lire u shpreh midis te tjerave Basha.
Takimi i Ministrit te Brendshem Lulzim Basha me studentet e Universitetit Aleksander Xhuvani te Elbasanit u zhvillua ne trajten e nje bashkebisedimi ku studentet moren pergjigje mbi interesimin e tyre lidhur me pajisjen e qytetareve me pasaporta biometrike afatet e qendrimit ne zonen Shengen penalizimet ne rast te mosrespektimit te afateve etj. Ne qofte se qendrimi eshte brenda 90 diteshit per gjashte muaj pra ne total brenda nje viti kalendarik jo me shume se gjashte muaj qendrim ne vendet e hapesires lsquoShengen atehere ky regjim i liberalizuar e mundeson kete. Cdo shkelje e ketij afati sjell penalizimin e personit dhe nese shkelen rregullat nuk perjashtohet as mundesia qe vendi te dale nga lista e bardhe e lsquoShengenit pra qytetareve te saj tu hiqet e drejta te levizin lirisht deklaroi ne takim Ministri i Brendshem Lulzim Basha.