Prifti iken nga LSI Meta me kercenoi

Ish-deputeti i Levizjes Socialiste per Integrim largohet pas perplasjes me kryetarin e partise dobesohen numrat e mazhorances
Dritan Prifti sqaron ne nje leter arsyet e largimit te tij ku filluan perplasjet me Ilir Meten si dhe problemet e tjera ne parti
Mazhoranca peson nje tjeter goditje. Pas largimit te ish-deputetit demokrat Paulin Sterkaj nje tjeter deputetet largohet nga partia e tij. Perplasjet midis kryetarit te Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta dhe Dritan Priftit sollen largimin e ketij te fundit.
Permes nje letre te shkruar qe mban daten 10 tetor deputeti i qarkut te Fierit sqaroi se ka marre vendimin perfundimtar pas disa mesazheve te shkembyera me Ilir Meten ku ai permendte dhe kater femijet e mi.
Atij mesazhi une nuk iu pergjigja sepse mu duk si ato kercenimet qe kam marre muajt e fundit si Minister ku kercenuesit me permendnin femijet dhe se i dinin shkollat e tyre - sqaron Prifti.
Ai thote gjithashtu se sekseret e Metes i kane bere oferte nje deputeti te PS-se nga Fieri. Ish-ministri sqaron se deputetit socialist i kane ofruar shume para kontroll te plote mbi Albpetrolin si ndermarrje dhe vendin nr. 1 ne listat e LSI-se ne qarkun Fier.
Ish-nenkryetari i LSI-se sqaron se gjerat me Meten u perkeqesuan kur ne nje koncesion gjykata nuk te lejonte tia jepje dot Y.T. dhe me vone u prishen me keq punet kur nje privatizim nuk mund te meritonte M. pavaresisht se ai kishte merituar te tjera me pare.
Po largohem sepse gjykoj se LSI ka humbur dhe vazhdon te humbe elektorat. Dje te henen ne konventen e Tiranes LSI u detyrua te mbushe sallen me autobuse nga rrethet e tjera te vendit.
Ne zgjedhjet e ardhshme me menyren si ajo po drejtohet do te mbetet jashte parlamentit - thuhet ne letren e doreheqjes se Dritan Prifti. Me poshte botohet e plote deklarata e deputetit Dritan Prifti per largimin nga LSI.
Tirane 10 tetor 2010
Te dashur vellezer dhe motra anetare simpatizante apo votues te Levizjes Socialiste per Integrim
Sot kam marre nje vendim per te cilin kam disa kohe qe mendoj seriozisht. Kam vendosur te largohem nga Levizja Socialiste per Integrim te cilen vete e kam bashke-themeluar disa vjet me pare.
Me vjen shume keq te ndahem nga shume shoke e shoqe miq e simpatizante te shperndare ne gjithe Shqiperine me te cilet kemi besuar se mund te kontribuonim per me te miren e vendit tone te partise sone dhe familjeve tona. Por me vjen shume mire qe ndahem nga shume te tjere te cilet politiken e shohin si mjet intrige grabitje apo shantazhi ndaj te tjereve.
Dje te henen e kam marre kete vendim perfundimtar pas disa mesazheve te shkembyera me Ilir Meten ku ai me permendte dhe kater femijet e mi. Atij mesazhi une nuk iu pergjigja sepse mu duk si ato kercenimet qe kam marre muajt e fundit si Minister ku kercenuesit me permendnin femijet dhe se i dinin shkollat e tyre.
Kam duruar shume kohet e fundit. Kam duruar shume vitin e fundit. Kam duruar presione per tender koncesione apo privatizime.
Kam duruar si me arrestonin me buje ne zyrat e ministrise keshilltarin tim te pafajshem per te me bere mua presion per detyren per te pare me vone lirimin e tij dhe terheqjen e akuzes. Kam duruar bashke me familjen e mikut tim Eduard Belegu zhdukjen pa gjurme te tij dhe neglizhencen totale te policise per te hedhur drite mbi kete ngjarje. Kam duruar goditje te bashkepunetoreve te tjere vetem se ata perballeshin dhembe per dhembe me mafian per te ndaluar kontrabanden dhe korrupsionin.
Kam duruar presione te mafies me kollare per ndryshime ligjore apo vendime qeverie qe kisha propozuar une per te luftuar korrupsionin dhe antiligjin. Kam duruar te njohur apo bashkepunetore te mi te afert qe ne emer te kryetarit te LSI-se me benin presione me shkarkim nga detyra.
do muaj me jepej si kercenim data se kur do te shkarkohesha nga detyra nga shoke te LSI-se. Kam duruar sms-te e shkarkimit ne diten e vdekjes se gjyshes qe me ka rritur dhe qe e kam dashur si femije me shume se cdo gje tjeter ne bote.
Durova dhimbjen e braktisjes nga shoket e LSI-se ne diten e varrimit te gjyshes sime. Ata ne vend qe te me vinin ne varrim te me ngushellonin per humbjen e madhe qe kisha pesuar organizuan nje mbledhje kryesie te LSI-se per te shkarkuar ministrin e tyre te suksesshem pa ia degjuar fare fjalen.
Durova shkarkimin tim te padrejte. U ngrita mbi veten time dhe deklarova publikisht qe isha mirenjohes ndaj LSI-se qe me dha shansin te kontribuoja nje vit ne qeveri. Deklarova qe do te qendroja ne LSI edhe pas kesaj.
Durova genjeshtrat publike te Ilir Metes se me kishte ofruar vend tjeter ne qeveri dhe se une nuk kisha pranuar. Durova deklaratat e Luan Rames qe me quanin te semure mendor duke u perpjekur ta shfajesoj ate meqe i duhet pushteti ne LSI per te shlyer borxhet qe ka ne kazinote e Tiranes. Durova informacionet qe merrja nga mediat se Spartak Braho kerkonte te botonte me cdo kusht disa letra populli te stisura kunder meje.
Kam duruar shume provokime shume thashetheme shume intriga shume dashakeqesi.
Vellezer dhe motra
Jam shume i zhgenjyer qe kryetari i LSI-se me ka quajtur mua ne konference shtypi si peng i mafies pavaresisht se disa dite me pas e mohoi kete fakt.
Jam shume i zhgenjyer qe ai shkarkon nga detyra pa asnje shkak p.sh. Adrian Dautin qe ka qene koordinator i LSI-se per Mallakastren dhe emeron ne vend te tij nje tjeter qe ka qene komisioner i PS-se ne zgjedhjet e fundit sikur LSI te mos kishte kuadro te tjere qe do ta benin shume me mire kete detyre.
Jam shume i zhgenjyer qe ai ka nxjerre sekseret e tij ne treg per te blere deputet te Partise Socialiste me cmime skandaloze. Dje te henen sekseret e tij i kane bere kete oferte nje deputeti te PS-se nga Fieri.
I kane ofruar shume para kontroll te plote mbi Albpetrolin si ndermarrje dhe vendin nr. 1 ne listat e LSI-se ne qarkun Fier. Sekseret e tij dhe ai vete e kane me te lehte te shkojne te blejne deputete nga PS sesa te respektojne deputetet e LSI-se te cilet kane luftuar me gjak per te siguruar ato mandate deputeti.
Kryetari i LSI-se hedh poshte cdo sakrifice cdo miqesi cdo bashkepunim cdo kontribut nese ne nje rast te vetem atij nuk i plotesohet deshira qofte dhe kur deshira e tij nuk mund te plotesohet per shkak te ligjit.
Sakrificat miqesia bashkepunimi dhe kontributi im filluan te hidhen poshte kur nje tender ne Albpetrol nuk e fitoi B.H. sepse komisioni atje e skualifikoi per mangesi ne dokumentacion. Gjerat u perkeqesuan kur nje koncesion gjykata nuk te lejonte tia jepje dot Y.T. Me vone u prishen me keq punet kur nje privatizim nuk mund te meritonte M pavaresisht se ai kishte merituar te tjera me pare.
Ne detyren time si minister une jam perpjekur te beja me te miren. Si minister i propozuar nga LSI une i kam sherbyer LSI-se ne maksimumin e mundshem brenda hapesirave ligjore.
Qeveria dhe ministria jane mbi te gjitha ne sherbim te vendit dhe publikut te gjere dhe nuk mund te jene cifligje personale apo partiake. Pa shkelur asnje ligj dhe pa demtuar askend tjeter une kam bere maksimumin per te respektuar dhe kontribuar per LSI-ne.
Ka mijera deshmitare te ketij respekti dhe kontributi.
Nje emocion te vecante kam kur mendoj per miqte e mi te shumte qe jetojne ne rrethet Lushnje Fier dhe Mallakaster.
Dhimbjen me te madhe e ndjej per ata. Detyrimin me te madh e kam per ata. Do te kete nje periudhe te veshtire per ata sepse do te filloje nje persekutim nga drejtues te LSI-se. Do te largohen nga puna disa dhe te tjereve do tiu mbyllen dyert e pushtetit. Kjo periudhe do te jete e shkurter.
Gjate kesaj periudhe une do te kerkoja mirekuptimin e tyre qe te mos marrin asnje kosto per shkakun tim. Te mos deklarohen hapur qe jane mbeshtetesit e mi per te evituar goditjet ndaj tyre. Kostot e veprimit tim duhet te jene vetem kostot e mia. Une nuk deshiroj te vuaje askush persekutimin politik per shkakun tim. Megjithate une kam bindjen se ata do te rezistojne.
Une do te jem aktiv politikisht dhe shume shpejt do te vendos ne lidhje me perkatesine time te re partiake. Ashtu sic jemi konsultuar gjithmone une perseri do te konsultohem me ju.
Nuk gjykova te bej konsultime publike perpara ketij vendimi per tu larguar nga LSI sepse doja te evitoja perplasjet tuaja me kundershtaret brenda partise. Doja te evitoja ekspozimin tuaj te panevojshem dhe doja te eliminoja kostot qe ju mund te merrnit nga mbeshtetja qe me beni mua.
Me mendje dhe zemer te hapur une ju premtoj se do te vazhdoj luften time politike edhe per ju. Do te punoj qe shtepia jone e ardhshme te kete vend per te gjithe ju. I lutem Zotit qe koha te jete sa me e shkurter dhe ribashkimi jone sa me i mbare.
Ne LSI une kam shume miq dhe shoke. LSI-ja ka intelektuale te perkushtuar ndaj Shqiperise njerez patriote dhe dijetare qe mund te sherbejne ne majat me te larta te pushtetit. Une nuk jam ndare prej tyre. Po ndahem prej Ilir Metes dhe nje kaste te vogel qe e ka bere te pamundur bashkejetesen time brenda kesaj partie.
Ilir Meta mua me do te keqen ai punon per te keqen time. Javet e fundit kam kuptuar qe ai ka qene nxitesi kryesor i akuzave ndaj meje per deklarimin e pasurise. Si burracak ka frymezuar disa media dhe opoziten qe te neperkembe deklarimin transparent te pasurise qe ka bere bashkeshortja ime. Une nuk jam marre kurre me bashkeshorten e tij jo se jam i paafte te merrem por sepse respektoj disa norma shqiptare dhe qytetare.
Une nuk jam marre kurre me pasurine e tij jo se jam i paafte te merrem. Ne te ardhmen e afert une do ti pergjigjem atij me te njejten monedhe per cfaredo gjeje qe ai zgjedh te merret me mua perfshire pasurine.
Po largohem nga LSI dhe pushteti i saj per ti derguar nje mesazh te gjitheve atyre qe akuzohen qe te mos fshihen pas pushtetit per te bere transparente situaten e tyre. Te hetohet cdo gje ne lidhje me pasurine time dhe te bashkeshortes sime. Une dhe familja ime nuk kemi nevoje per tu fshehur pas pushtetit per te mbrojtur ato qe vete kemi bere transparente.
Ne fund po largohem sepse gjykoj se LSI ka humbur dhe vazhdon te humbe elektorat. Dje te henen ne konventen e Tiranes LSI u detyrua te mbushe sallen me autobuse nga rrethet e tjera te vendit.
Ne zgjedhjet e ardhshme me menyren si ajo po drejtohet do te mbetet jashte Parlamentit. Sot shqiptaret i gjykojne dhe votojne politikanet nga veprimet. Veprimet e Ilir Metes une nuk mund ti mbeshtes me tej.
Shpresoj shume qe distancimin tim nga Ilir Meta shqiptaret te ma kuptojne ashtu sic eshte. Kam bindjen qe miqte dhe shoket e mi me mirekuptojne. Ata dine dhe me shume se kaq.
Zoti ju sjellte mbaresi ne jetet tuaja.
Sinqerisht
Dritan Prifti
Deputet