E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: Protestuesit e dhunshëm sulmojnë qytetarin që guxoi të shqiptonte fjalën dialog

TIRANË, 25 tetor/ATSH/ Në protestën e sotme përpara Kryeministrisë është shënuar një moment tensioni mes protestuesve.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndau në rrjetet sociale pamje nga përplasja e protestuesve me një qytetar që rrinte i shtrirë përpara Kryeministrisë. Sipas tij, protestuesi i sulmua nga të tjerët pse shqiptoi fjalën dialog.

“Protestuesit e dhunshëm sulmojnë një qytetar që guxoi të shqiptonte fjalën: dialog”, shkruan Balla.

Protestuesi ka qëndruar përpara Kryeministrisë prej mëngjesit dhe bënte thirrje për dialog, Kur protestuesit mbërritën te Kryeministria e kanë sulmuar.

Protestuesin e larguan dhe e vendosën në shkallët e kryeministrisë, ku ai vijoi të qëndronte i shtrirë, ndërsa në pas u mor nga ambulanca.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›