Koçiu: Dhuna, rrezik serioz për jetën e vetë protestuesve dhe të qytetarëve

TIRANË, 25 tetor/ATSH/ Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu deklaroi sot se “dhuna e verbër, e nxitur nga ekranet dhe inatet e vjetra politike, është kthyer në një rrezik serioz për jetën e vetë protestuesve dhe të qytetarëve”.
Në një reagim në rrjetet sociale, Koçiu tha se “lëndimi i të riut nga Elbasani është një kambanë alarmi për pasojat e rënda që sjell dhuna në protesta”.
“Është e papranueshme që një ngjarje e tillë të shfrytëzohet për propagandë dhe për të justifikuar vijimin e kësaj rruge pa krye. Qeveria shqiptare është angazhuar maksimalisht për të garantuar trajtimin e të riut në një spital në Itali, si dhe transportimin e tij me avion mjekësor”, theksoi Koçiu.
Zv/kryeministrja Koçiu tha se “koha e atyre që kërkojnë të shkatërrojnë gjithçka që po ndërtojmë me aq mund, po mbaron”.
“Drita e Shqipërisë sot është shumë herë më e madhe se errësira e tyre”, tha Koçiu.
/k.s/j.p/