Balla: Qeveria, fonde emergjente për komunat e Librazhdit

Deputeti socialist i rrethit të Librazhdit, Taulant Balla i ka bërë thirrje qeverisë për ndërhyrje emergjente në zonat malore të këtij rrethi si rezultat i bllokimit nga dëbora. Balla kërkon nga qeveria të vërë në dispozicion fonde emergjence për këto komuna, ndërsa thekson se problematika të theksuara ka në komunat Steblevë,Lunik, Qendër, Rrajcë, Qukës,Orenjë, Stravaj.
“I bëj thirrje qeverisë të mbështesë me fonde komunat malore te rrethit te Librazhdit të bllokuara nga debora. Qeveria duhet të mbështesë me fonde emergjence komunat malore të bllokuara nga dëbora, për zhbllokimin e rrugëve nga dëbora. Vështirësi paraqiten në komunat Steblevë,Lunik, Qendër,Rrajcë, Qukës,Orenjë, Stravaj. Këto komuna kanë shumë fshatra me rrugë të bllokuara nga reshjet e dëborës”- ka përfunduar Balla.
Më herët Policia e Shtetit u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë normat e përcaktuara në aktet ligjore, veçanërisht respektimin e normave të shpejtësisë, përdorimin e dritave jo verbuese dhe përdorimin e zinxhirëve dhe gomave dimërore. Gjithashtu Policia e Shtetit bëri një panoramë të situatës në akset rrugore në shkallë vendi.