Mediu, takime me senator dhe kongresmenë amerikanë
03/02/2012 Mëngjesi I Lutjeve në SHBA
Me ftesë të senatit amerikan, prej disa ditësh kryetari i Partise Republikane të Shqipërisë Fatmir Mediu ka nisur një vizitë pune, në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, e cila u finalizua me pjesmarrjen në Mëngjesin e Lutjeve, ku të pranishëm ishin edhe Presidenti Obama dhe Presidenti Baiden. Mëngjesi i lutjeve në SHBA u shoqërua dhe me një fjalim të Presidentit të SHBA Barak Obama. Zyra e shtypit të PR njofton se gjatë qëndrimit në Ëashington Mediu zhvilloi një darke pune me senatorët Roy Blunt, Tom Coburn, Jim DeMint dhe kongresmenët Robert Aderholt, Mike Doyle, Zach Ëamp, Jeff Fortenburry. Gjatë kësaj darke, senatorët dhe kongresmenët amerikanë vlerësuan kontributin e Shqipërisë si një vend anëtar i NATO-s, në mbështetjen që ajo ka dhënë gjatë operacioneve në Irak dhe Afganistan, duke treguar një shkallë të lartë bashkëpunimi dhe vendosmerie në proceset stabilizuese për paqen. Gjithashtu gjatë këtij takim, politikanët e lartë amerikanë, vlerësuan edhe hapat përpara që Shqiperia ështe duke bërë drejt familjes së madhe evropiane, progresin e saj përsa I përket integrimit dhe rritjen e standardeve ekonomike, politike dhe sociale. Po në këtë kontekst, senatorët dhe kongresmenët amerikanë theksuan faktin se zhvillimi i debatit brenda institucioneve si dhe angazhimi politik nga të gjitha kahët, për të arritur standartet zgjedhore demokratike, janë një detyrim i klasës politike.