Balla Sondazhi shqiptaret mbeshtesin PS

Sipas Balles shqiptaret kane arritur te konstatojne korrupsionin qe ka perfshire qeverine dhe grabitjen qe ky ekzekutiv po i ben vendit duke qendruar ne pushtet me ane te forces.
Ka nje shumice ne Shqiperi qe mendon se zgjedhjet jane vjedhur. Ne sondazh ka nje shumice qe mendon se pas 28 qershorit korrupsioni eshte shume i madh dhe kjo ne kendveshtrimin tim i jep pergjigje pyetjes perse u vodhen zgjedhjet ne Shqiperi. Sepse ky pushtet donte te vidhte Shqiperine permes aferave korruptive dhe mbajtjes se pushtetit me force ka pohuar Balla.
Deputeti socialist ka vleresuar se sondazhi nuk e ndane Shqiperine ne dysh por ne pjese te pabarabarta ku me e madhja pranon dhe kundershton korrupsionin dhe cenimin e demokracise ne vend.
Cdo interpretim qe ky sondazh e ndan Shqiperine ne dysh une nuk jam dakord. Ky sondazh ka dy pjese jo te barabarta nga njera ane oborri dhe nga ana tjeter shumica e shqiptareve 70 qe mendojne se ne kete vend nuk qeveriset ka nenvizuar Balla.
Keto jane motivet sipas Balles perse nga mesi i muajit opozita e bashkuar do te rinise protestat masive per te rrezuar qeverine.
Protestat do fillojne pasi Berisha cdo dite vjedh vendin. Ne jemi garadiane te demokracise qe ka nje vit qe nuk funksionon. Ne me 15 tetor u rikthehemi protestave per motivin se ky kryeminister dhe kjo qeveri duhet te largohen pasi fajtor eshte Sali Berisha ka shtuar Balla.