E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pro rikthimit te Bollanos ne koalicionin e djathte

Sipas kreut te qeverise letra e komisionerit Fyle ishte ftese per te plotesuar reformen zgjedhore

Kryeministri Berisha apel Rames per te votuar ligjin per Gjykaten Administrative


GJIROKASTR- Kryeministri Berisha ka lene te nenkuptohet dje se kreu i OMONIA-s Vasil Bollano mund ti bashkohet Partise Demokratike ne zgjedhjet e ardhshme vendore.


Bollano eshte aktualisht kreu i bashkise se Himares nen siglen e PBDNJ-se por i pyetur per kalimin e mundshem te Bollanos ne PD Berisha tha E keni pare si eshte bere bregu Ai e kupton se ku jane interesat me te medha te qytetareve qe perfaqeson por ne menyre absolute nga ana ime ka vetem nje nderhyrje ne rruge ujesjelles kanalizime shkolla investime rroga e pensione.


Duke komentuar letren e derguar nga Komisioneri per Zgjerim Stefan Fyle ku i kerkonte marrjen e pergjegjesive per zgjidhjen e krizes politike ne vend Berisha sqaroi se qeveria qe ai drejton eshte e gatshme te votoje cdo amendament te opozites per ligjin e zgjedhjeve me kushtin e vetem qe me pare te kaloje ne Komisionin e Venecias ose misionin e OSBE/ODIHR-it.


Ata te cilet perdorin letra ne mendjen e tyre si argumente per te mos u angazhuar ne zgjidhjen e problemeve gabojne shume rende. Ajo eshte nje leter e cila fton kompletimin e reformes zgjedhore.


Kryetarit te opozites i eshte thene harto cdo amendament qe deshiron per zgjedhjet e ardhshme ne menyre qe te kesh sigurite me maksimale dhe qeveria ti votoje ato teresisht pa asnje modifikim me nje kusht qe te marre nje opinion ne Komisionin e Venecias apo nga OSBE/ODHIR-i- theksoi Berisha.


Sipas kreut te qeverise mazhoranca i ka ofruar kryetarit te opozites konsensusin maksimal. Lidhur me mosmiratimin nga parlamenti te ligjit per Gjykaten Administrative cka solli edhe humbjen e ndihmes ekonomike nga SHBA Berisha fajesoi kryetarin e PS Rama si pergjegjesin kryesor te humbjes.


Zoti Edi Rama me nje akt qe do ta quaja jashtezakonisht te papranueshem refuzoi te votoje kerkesen insistuese miqesore te nje ligji per te cilin eshte punuar me ekspertet me te mire amerikane dhe europiane dy vjet rresht.


Zoti Rama e theksova dje dhe e theksoj serish gabon ne menyre fatale kur mendon se mund te mashtroje shqiptaret dhe se cdo simite qe nxjerr shqiptaret do ta pranojne. Ai u tha shqiptareve se nuk voton ligjin se nuk do ti beje dhurate Sali Berishes nje sistem drejtesie- tha kreu i qeverise.


Duke theksuar rendesine qe ka per biznesin shqiptar funksionimi i Gjykates Administrative kryeministri perseriti apelin drejtuar opozites per te kaluar ne parlament kete ligj.


Gjykata ishte per ti dhene fund arbitraritetit. Por une jam ketu edhe nje here per ti bere thirrje ta votojme ligjin me urgjence. Ju garantoj se qeveria e SHBA-ve nese do kishte verejtjen me te vogel per ligjin do ti thoshte qeverise shqiptare se ekspertet kerkojne qe ligji te kete 1 2 3 apo 4 ndryshime por nuk na eshte kerkuar zyrtarisht asgje e tille-deklaroi Berisha. Deklarata kreu i qeverise i beri gjate turit dy ditor ne jug te vendit ku ka peruruar disa rruge rurale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›