E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qyteti bunker buze Jonit

Dikur nje perle e bregdetit shqiptar qyteti i 40 shenjtoreve vendi i 300 diteve diell ne vit Saranda sot eshte kthyer ne nje oaz te shperfytyruar ku gjithcka tjeter pervec detit dergjet e betonizuar thuajse ne menyre te pakthyeshme.

Duke mbajtur mbi shpine plackitjet dhe pushtimin e goteve saraceneve bullgareve normaneve venecianeve osmaneve por edhe andarteve greke italianeve e gjermaneve porti qe sherbente dikur si liman do te merrte diku ne fillim shekullin e 20 emrin Sarande.

Ne vitet 30 gjate drejtimit te Zogut shenohen ndertimet e para publike si dhe merr trajte urbanistika karakteristike nga vendosja e rrugeve dhe ndertimeve me shkalle tek shetitorja dhe muret mbrojtese. Ajo mbeti e tille deri diku ne fillim vitet 1990 kohe kur nisi shkaterrimi nga pushtuesit e rinj.

Qe ne hyrje Saranda paraqet nje fytyre te shperfytyruar pishat dhe ullishtet e dikurshme jane zevendesuar nga ndertimet pa kriter me lartesi e ngjyra te ndryshme vila e pallate nje rremuje e plote qe orjentimin ta ben edhe me te veshtire.

Thuajse ne te gjitha rruget mbizoteron kaosi mes rrotullimeve te sterzgjatura pluhurit trafikut dhe zhurmes se cekiceve cpues qe duket sikur po kerkojne qendren e tokes.

Eumlshte ngjitur cdo pallat me njeri-tjetrin kodra ketej ketej lart me keq akoma eshte shprehur fotografi Luan Qendro.

Luani fotograf prej me shume se 40 vitesh e ka te veshtire te pershkruaje ate qe po ndodh ne cdo cep te qytetit te tij.

Saranda eshte sot pak e kendshme. Sa e kendshme ka qene Ka qene shume ka patur gjelberim ka patur nje fare frymemarrje qyteti tani sic e sheh eshte bllokuar. Te vije i huaji te shikoje pallatet Eumlshte ngopur me pallate ai thote Qendro.

Ne mes te kesaj masakre urbane ai tregon thuajse me krenari e ne te njejten kohe me keqardhje koleksionet e tij me fotot e qytetit te Sarandes atehere kur i perngjante me shume nje parajse te vogel buze detit. E nga krahu tjeter shprehet i zhgenjyer per realitetin e sotem qe ofron Saranda e cngjyrosur.

Pergjate rrugeve ndertimet jane ngjeshur aq shume sa kalimi nga nje dritare pallati tek tjetri nuk do te perbente kurrfare rreziku apo marrezie. E pavaresisht kesaj ritmi i punes eshte thuajse impresionues mjafton nje rrutullim koke per te pare qindra pallate e po aq gropa te tjera qe pergatisin ndertimin e rradhes.

Kjo eshte nje konglomerat nuk ka nje linje te caktuar nuk merret vesh dhe te tere me leje ndertojne kjo eshte me e keqja e marrin nje cope leje po si merret me crruge merret ajo leja kjo eshte per tu diskutuar dhe vlen per te deshiruar thekson inxhinieri Mane Lulaj.

E pare nga Kalaja e Lekurzit pamja behet edhe me e frikshme thuajse e pabesueshme.

Gjelberimi ne qytet rezulton thuajse i zhdukur pervec pak metrave katrorw lulishte te mbetura nga koha e komunizmit edhe keto duhet te veshtrojne frikshem hijet e betonit qe po u afrohen. Per te mos folur per bregdetin qe tashme per banoret e Sarandes eshte kthyer ne luks. I rrethuar nga te gjitha anet nga ndertimet e vetmja menyre per ta prekur mbetet te paguash parate tek pronari i rradhes se hotelit qe ka pronesuar edhe detin.

Ne nje fare menyre ne bashki pranojne katrahuren qe po shkaterron qytetin e Sarandes por drejtimi i sotem hedh poshte pergjegjesite.

Me thene te drejten eshte renduar pak qyteti dhe kjo nuk eshte e sotme eshte nje proces i trasheguar ne e kemi frenuar goxha edhe dhenien e lejeve te ndertimit po i japim me kriter dhe jo shume kateshe dhe duke kaluar koha po i leme numrin e kateve shume ulet dy deri ne tre kate shprehet Panajot Gunari drejtor i Drejtorise se Urbanistikes ne Sarande.

Sipas tyre faji bie tek paraardhesit dhe mungesa deri ne vitin 2004 e nje plani rregullues. Por ne fakt realiteti nuk duket i tille e kete mund ta dalloje cdokush. Zoti Gunari pranon se shumica e ndertimeve kane nje leje te rregullt ndertimore por duke bere nje xhiro te thjeshte ne qytet numri i ndertimeve qe jane ne proces duket krejtesisht jashte normales dhe plotesisht jashte kontrollit.

Nga plazhi i pllakave tek pallatet qe po ngjiten frikshem drejt majes se malit tek prerja e ullinjeve e pishave tek shkaterrimi i shkalleve lagjeve e shtepive te vjetra e historike kjo eshte sot Saranda qyteti ku edhe vete vdekja po betonizohet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›