E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klosi njofton nisjen e protestave të hënën

Deputeti Blendi Klosi theksoi se protesta do të zhvillohet për t’i treguar Sali Berishës-që sipas tij-ka vjedhur votat, se qytetarët duan zgjidhje për krizën ekonomike dhe mbrojtje për bizneset e tyre.

“Të hënën 14 dhjetor ne do të protestojmë në Durrës për të gjitha pasojat e kutive të mbyllura, që nga rritja e çmimit të energjisë apo vizitave në spital, ngritjes se TEC-it famëkeq me qymyr te Zi, tek mosliberalizimi i vizave edhe për Shqipërinë bashkë me Serbinë, Malin e Zi e Maqedoninë”, u shpreh Klosi.

Ai ka radhitur disa faktorë që e motivojnë protestën e tyre, duke përmendur këtu  “kapjen e shtetit nga fijet e interesave të një familjeje të vetme”, shkelja e autonomisë vendore, etj.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›