Balla: Zjarri te Ministria e Arsimit mban emrin e Berishës

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se dhunën në protestë nuk po e bëjnë studentët por ngelësit për pushtet.
Balla ndau një tjetër video nga protesta ku duket deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu duke komunikuar me protestuesit.
“Kush ia vuri zjarrin Ministrisë së Arsimit? Zjarri mban emrin Sali Berisha”, u shpreh Balla krahas pamjeve.
Ndërkohë Balla siguroi se me studentët Qeveria është gjithmonë derëhapur të ulet dhe të flasë.
“Koha kalon, zjarrvënësi i Shqipërisë mbetet po ai. Mos lejo që Saliu ta djegë përsëri Shqipërinë”, tha Balla. /m.m/j.p/