Balla dhe Tahiri në Mal të Zi
Kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme pranë PS-së, Taulant Balla, dhe drejtori ekzekutiv i fondacionit "Qemal Stafa", morën pjesë në delegacionin shqiptar që zhvilloi një vizitë dyditore në Malin e Zi. Pjesë e delegacionit ishte edhe zëvendësministri i Integrimit Evropian, Albert Gajo. Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni shqiptar u prit në takime të veçanta nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Integrimit të Malit të Zi, Gordana Djurovic, nga nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Rifat Rastoder, nga zëvendësministrja e Jashtme e Malit të Zi, Irena Radovic, si dhe përfaqësues të partive shqiptare të përfaqësuara në Kuvend. Delegacioni vizitoi edhe gazetën më të madhe të Malit të Zi, "Vijesti" dhe televizionin më të madh privat në Mal të Zi, ku zhvilluan takime me bordet editoriale të medias. Balla theksoi marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy vendeve, si dhe nevojën për të bashkëpunuar edhe më tej për të kontribuar bashkërisht në stabilizimin dhe zhvillimin e rajonit. Tahiri theksoi nevojën për t‘iu përgjigjur kërkesave të minoritetit shqiptar në Malin e Zi, duke garantuar njohjen dhe ushtrimin e plotë të të drejtave tyre.