E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gratë e ministrave, Basha më e pasur

Gratë e ministrave të kabinetit "Berisha" rezulton të kenë rritur të ardhurat e tyre personale krahasuar me një vit më parë. Deklarimet e fundit të pasurisë për vitin 2007, të depozituara në ILDKP, verifikojnë këtë konstatim. Natyrshëm vendi i parë vazhdon të mbahet prej bashkëshortes së ministrit të Punëve të Jashtme, Lulzim Basha. Gruaja e Kryeministrit Sali Berisha kishte të ardhurat vjetore nga paga në masën 401616 lekë. Në deklarimin e fundit ajo rezulton të ketë përfituar nga paga 393549 lekë. Shuma që Liri Berisha merr në qendrën shëndetësore nr.4 në kryeqytet duket të ketë pësuar rënie. Gruaja e ministrit të Arsimit, Genc Pollo, kishte të ardhura vjetore në vitin 2006 në shumën 2308289 lekë. Në formularin e fundit është shënuar se Dajana Pollo është deklaruese kryesore. Bashkëshortja e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, rezulton të ketë pësuar një rritje të ardhurash prej më shumë se 300000 lekë. Në vitin paraardhës ajo merrte 1423000 lekë, ndërsa për vitin 2007 ka pasur të ardhurat nga paga si menaxhere marketingu në "Interalbania", 1758000 lekë. Gruaja e ministrit aktual të Mbrojtjes, Gazmend Oketa, kishte të ardhurat në masën 388200 lekë, ndërsa për vitin që shkoi Adela Oketa ka përfituar në total 346536 lekë. Paga e Nexhmije Gjanës në Kuvendin e Shqipërisë rezulton të ketë ardhur në rritje. Në vitin 2006, gruaja e ministrit të Bujqësisë kishte pasur të ardhurat në 546430 lekë, ndërsa në vitin pasardhës 819077 lekë. Bashkëshortja e ministrit të brendshëm, Bujar Nishani, merrte 629000 lekë, ndërsa nga puna e saj në Ministrinë e KTRS ka përfituar vitin e fundit 720000 lekë. Rritje ka pësuar edhe paga e gruas së ministrit të Shëndetësisë, Nard Ndoka. Ajo merrte në vitin 2006 shumën prej 494064 lekësh, ndërsa një vit më pas të ardhurat i shkojnë 627012 lekë. Gruaja e ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacionit, Enkeleda Olldashi, merrte një pagë vjetore në shumën 1042179 lekë, ndërsa një vit më pas të ardhurat i shkojnë në 1679868 lekë. Eglantina Bode ka marrë më shumë të ardhura në vitin 2007, konkretisht 1426000 lekë, ndërsa një vit më parë merrte 1056052 lekë. Bashkëshortja ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, fiton në një vit 51391 euro, ndërsa më parë merrte 49512 euro. Bashkëshorti i Majlinda Bregut ka përfituar katër mijë euro më shumë se një vit më parë. Në vitin 2007 rezulton të ketë marrë në total 52000 euro dhe një vit më parë shumën prej 48000 eurosh. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në deklaratën e pasurisë për vitin 2006, nuk kishte plotësuar të dhëna për pagë nga bashkëshortja, ndërsa këtë vit shënon 974210 lekë nga puna e saj në Ministrinë e Jashtme. Këtë vit ministri i punës, Kosta Barka, nuk ka deklaruar asnjë të ardhur nga bashkëshortja, ndërsa një vit më parë përfitonte nga pensioni shumën 50340 lekë. Bashkëshortja e Lufter Xhuvelit merrte në vitin 2006 të ardhura vjetore 180000 lekë, ndërsa në vitin e fundit bilanci i saj është 140000 lekë.

Të ardhurat për një vit

Liri Berisha

Viti 2006

401616 lekë

Viti 2007

393549 lekë

Dajana Pollo

Viti 2006

2308289 lekë

Viti 2007

Deklaruese kryesore

Gruaja e Rulit

Viti 2006

1423000 lekë

Viti 2007

1758000 lekë

Adela Oketa

Viti 2006

388200 lekë

Viti 2007

346536 lekë

Nexhmije Gjana

Viti 2006

546430 lekë

Viti 2007

819077 lekë

Gruaja e Nishanit

Viti 2006

629000 lekë

Viti 2007

720000 lekë

Gruaja e Ndokës

Viti 2006

494064 lekë

Viti 2007

627012 lekë

Enkeleda Olldashi

Viti 2006

1042179 lekë

Viti 2007

1679868 lekë

Eglantina Bode

Viti 2006

1056052 lekë

Viti 2007

1426000 lekë

Gruaja e Bashës

Viti 2006

49512 euro

Viti 2007

51391 euro

Burri i Bregut

Viti 2006

48000 mijë

Viti 2007

52000 euro

Gruaja e Barkës

Viti 2006

50340 lekë

Viti 2007

---

Gruaja e Mediut

Viti 2006

---

Viti 2007

974210 lekë

Gruaja e Xhuvelit

Viti 2006

180000 lekë

Viti 2007

140000 lekë

Shifrat

Opozitarët, Xhoana gruaja më e pasur

Xhoana Nano është gruaja më e pasur opozitare. Biznesi i saj i jep mundësi që të jetë femra më e rëndësishme në gratë e politikanëve të majtë. Fitimi i kompanisë së saj në vitin 2006 në krahasim me vitin 2005 është rreth 4.3 milionë më i lartë. Divedenti për kompaninë e saj të biznesit në vitin 2005 ishte 12026610 lekë, ndërsa për një vit më pas shkon në shifrat 16380169 lekë. Ka shtuar edhe një llogari me 127381 euro. Monika Kryemadhi merrte një pagë vjetore 900000 lekë dhe vitin e fundit përfiton 1000919 lekë nga paga kalimtare dhe pagesa në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Gruaja e Neritan Cekës merrte nga shtëpia botuese "Migjeni" shumën 1930000 lekë në vit dhe në vitin 2007 ka marrë 2100000 lekë. Kreu i socialdemokratëve, Skënder Gjinushi, ka përfituar të ardhura familjare nga gruaja në vlerën 720000 lekë në vitin e fundit, ndryshe nga sa ishte një vit më parë, 684000 lekë. Bashkëshortja e Paskal Milos merrte në një vit 1187412 lekë, ndërsa tani merr 650980 lekë nga paga vjetore.

Xhoana Nano

Viti 2006

12026610 lekë

Viti 2007

16380169 lekë

127381 euro

Monika Kryemadhi

Viti 2006

900000 lekë

Viti 2007

1000919 lekë

Gruaja e Cekës

Viti 2006

1930000 lekë

Viti 2007

2100000 lekë

Gruaja Gjinushit

Viti 2006

684000 lekë në vit

Viti 2007

720000 lekë

Gruaja e Milos

Viti 2006

1187412 lekë

650980 lekë

Qeveritarët gjatë vitit 2007 kanë shitur dhe blerë automjete

Zyrtarët e lartë, "tregtarë" makinash

Zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar, veçse si të tillë, kanë dëshmuar edhe aftësi tregtare. Disa prej tyre janë përfshirë në vitin 2007 në shitje-blerje automjetesh të llojeve dhe viteve të ndryshme të prodhimit. Konkretisht, bashkëshortja e ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, ka shitur makinën tip "Mercedes Benz" në një vlerë prej 45000 eurosh. Sakaq, ministri i Financave, Ridvan Bode, ka blerë në vitin 2007 një makinë "Wolkswagen", me një vlerë prej 1651000 lekësh. Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ka shitur një "Wolkswagen Golf", prodhim i vitit 1993, për shumën 300000 lekë. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, bazuar në deklaratën e fundit të pasurisë, dorëzuar në ILDKP, ka shitur një autoveturë "Toyota", prodhim i vitit 2003 dhe ka marrë një shumë prej 25000 eurosh. Më pas, Ruli figuron të ketë blerë autoveturën "Range Rover" me vit prodhimi 2005-ën, në një shumë prej 28000 eurosh. Kryetari i socialdemokratëve, Skënder Gjinushi, ka blerë një autoveturë A3, në vlerën 7500 euro. Ndërsa Presidenti Bamir Topi figuron të ketë blerë makinën për vajzës (Nada Topi), tip "Peugeot" mini, me vlerë 10500 euro. Kryeprokurorja Ina Rama ka blerë në janar të vitit 2007 një "Mercedes Benz" për 500000 lekë dhe e ka shitur në po të njëjtën shumë 500000 lekë.

"Tregtarët"

-Basha shet një "Mercedes Benz" për 45000 euro

-Bode blen "Volkswagen" për 1651000 lekë

-Oketa shet "Wolkswagen" për 300000 lekë

-Ruli shet "Toyota" 25000 euro, blen "Range Rover"

28000 euro

-Gjinushi blen autoveturë A3, 7500 euro

-Topi blen vajzës "Peugeot mini", 10500 euro

-Ina Rama blen dhe shet "Mercedes Benz" 500000 lekë



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›