E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla i PS del nga Fieri dhe komenton pjesmarrjen e ulët: Eshtë e vërtetë, por pritshmëria për votat e PS është për rezultat historik (DEKLARATA)

Balla i PS del nga Fieri dhe komenton pjesmarrjen e ulët: Eshtë e

Taulant Balla, i deleguari i qarkut të Fierit ka dalë para mediave edhe pse ende nuk ka rezultate në qarkun e Fierit por ai tha se nga llogaritë e kësaj force politike pretendohet një fitore e thellë.

Balla tha se Partia Socialiste do ta shohë me përgjegjësi rezultatin që do të dalë. “Nuk e di nëse do të shkojmë sa Vora, por do të marrim një mesatare të votës sonë historike. Presim një rezultat shumë të mirë” tha Balla para mediave.

Ndërkohë ai komentoi edhe për pjesmarrjen e ulët në votime. “Unë mendoj se Lushnja pati një pjesmarrje më të lartë se një vit më parë, por më të ulet sesa pjesmarrja në vite. Pjesmarrja në Fier është e ulët por pritshmëria jonë për vota për PS është për një rezultat historik. Ne konfirmojmë votat tona me këtë pjesmarrje. Këtu në Fier rezultati do të thellohet” tha Balla përpara gazetarëve.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›