Bardh Spahia nga Shkodra kërkon të neutralizojë dy Bashkitë e majta: Të dhënat tona tregojnë për një fitore bindëse në Shkodër (DEKLARATA)
Bardh Spahia doli në një konferencë shtypi në Shkodër pak më parë, pas daljes së dy rezultateve të Kamzës dhe Vorës për fitoren e kandidatëve të PS në këto zgjedhje, për të neutralizuar situatën.
Dhe pse nuk ka rezultate zyrtare, Bardh Spahia paralajmëroi fitoren e Bashkë Fitojmë nga të dhënat që ai ka administruar me stafin. Madje inkurajoi komisionerët dhe numëruesit të vazhdojnë punën dhe mos ta lëshojnë situatën.
“Dëshiroj të falenderoj nga zemra të gjithë vëzhguesit dhe komisionerët e angazhuar sot në këtë ditë për punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm. Gjithashtu dëshiroj të përgëzoj nga zemra gjithë trupën e numëruesave që do të angazhohen në numërimin e cdo vote. Dhe kam bindjen absolute se do ti japin vlerën cdo vote të cdo qytetari shkodranë. Dua të falenderoj qytetarët shkodranë që na mbështeten dhe vota e tyre do të përkthehet në ndershmëri për vizion të ardhshëm. Të dhënat tona tregojnë për një fitore bindëse kështu që i falenderoj të gjithë” tha Spahia.
Ndërkohë që pritet që kandidati i PS, Benet Beci të dalë më vonë në një komunikim për median.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
