E Hënë, 2 Nëntor 2026

Balla, me tifozët kuqezi para ndeshjes ndaj Andorrës

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/ Ndërsa Kombëtarja shqiptare përgatitet për sfidën vendimtare ndaj Andorrës, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtues politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla shprehu mbështetjen për kuqezinjtë, i rrethuar nga tifozë shqiptarë që kanë shkuar në shtetin e vogël në Pirenej për të ndjekur ndeshjen.

Tifozët kuqezinj vijnë nga treva të ndryshme, Puka, Istogu apo Librazhdi. Balla tha se Kombëtares i nevojitet fitore sonte dhe një humbje e Serbisë në Londër.

Nga shitja e biletave duket se tifozët shqiptarë kanë “pushtuar” Andorrën e vogël me rreth 90 mijë banorë përpara sfidës së orës 20:45.

Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë janë shitur, ndërsa mijëra shqiptarë kanë blerë bileta edhe në sektorët e tifozëve vendas, duke e kthyer stadiumin “FAF” në një mini-Shqipëri.

5 108 tifozë pritet të jenë në stadium mbrëmjen e sotme për të krijuar një atmosferë të zjarrtë në këtë ndeshje vendimtare për kuqezinjtë që aktualisht renditen të dytët në Grupin K me 11 pikë, një pikë më shumë se Serbia.

Kombinimi që përmend Balla në video – fitore e Shqipërisë + humbje e Serbisë ndaj Anglisë në Londër – do ta dërgonte Kombëtaren drejtpërdrejt në fazën play-off për Botërorin 2026.

Sfida e tanishme konsiderohet thelbësore jo vetëm për pikët, por për motivimin para duelit të madh me Anglinë në “Air Albania” më 16 nëntor.

Sonte, Shqipëria kërkon 3 pikë të arta dhe një dhuratë nga Londra. Ndërsa nga Andorra, thirrja është e njëzëshme: “Forca Shqipëria!”.

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›