Balla pas takimit me Begajn: Forcat politike të marrin pjesë në zgjedhjet vendore 2027, bojkoti nuk është zgjidhje

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot një takimi konsultativ me Presidentin Bajram Begaj, për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore të 2027.
Balla deklaroi ps takimit se Partia Socialiste u bën thirrje të gjitha forcave dhe lëvizjeve politike të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të vitit 2027.
Ai theksoi se bojkoti i zgjedhjeve nuk është zgjidhje, duke nënvizuar rëndësinë e pjesëmarrjes së të gjithë aktorëve politikë në procesin zgjedhor.
“Partia Socialiste i bën thirrje të gjitha forcave dhe lëvizjeve politike të marrin pjesë në Zgjedhjet Vendore 2027. Bojkoti i zgjedhjeve nuk është zgjidhje!”, u shpreh Balla.