E Enjte, 5 Nëntor 2026

Balla pret Wisner: SHBA, mbështetje Shqipërisë në sfidat e sigurisë publike

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Taulant Balla priti sot në takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, David Wisner me rastin e përfundimit të misionit në vendin tonë.

Balla e falënderoi Wisner për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe mbështetjen amerikane në forcimin e kapaciteteve të vendit tonë në sfidat e sigurisë publike, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, kundër narkotikëve dhe kundër trafikut të qenieve njerëzore.

Balla u shpreh mirënjohës për programet e asistencës dhe mbështetjen përmes ICITAP, DEA, INL etj., për Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

“Bashkë me SHBA jemi pjesë e Koalicionit Global ndaj kërcënimit të Drogave Sintetike, për të koordinuar masa konkrete kundër prodhimit, trafikimit dhe shitjes së tyre tek të rinjtë dhe përdorues të tjerë”, theksoi Balla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›