E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ishin bllokuar gjatë një eksplorimi në mal, Policia ndihmon pesë turistë të huaj

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Policia e Tiranës u vjen në ndihmë pesë turistëve nga Gjermania, të cilët kishin humbur rrugën dhe ishin bllokuar me automjet, gjatë eksplorimit në mal, për shkak të terrenit të papërshtatshëm për qarkullim me automjet.

Policia e Tiranës njofton se sot rreth orës 08:00, është marrë njoftim se pesë turistë nga Gjermania, kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në fshatin Përcëllesh, dhe si pasojë kishin mbetur të bllokuar me automjetin e tyre, për shkak të terrenit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë organizuar punën dhe u kanë shkuar në ndihmë. Turistët kanë falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë e treguar dhe për ndihmën e ofruar.

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›