Balla reagon ndaj kërkesës së PD-së për përjashtim nga Kuvendi: Revolucion etik

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagoi sot pas depozitimit të kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, për përjashtimin e tij me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, pasi ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla deklaron se “Grupi Parlamentar i PD paska kërkuar të verifikohet nëse shprehja “ne nuk lehim” është metaforë apo sarkazmë”.
Sipas Ballës, “ky qenka revolucion etik, kur kërkesa vjen prej tyre”.
“Lajm i mirë! Megjithatë për sqarim përgjigjja është tek shprehja popullore: “Qentë le të lehin, karvani shkon përpara””, shkruan Balla.
/m.q/j.p/r.e/