Balla replikon me Topallin: Sqaro të kaluarën tënde si dizenjatore
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar përmes faqes së tij zyrtare rreth deklaratave të zonjës Topalli në Shkodër, me rastin e 2 prillit, duke i kërkuar asaj të sqarojë më mirë raportet e saj me diktaturën, se sa një ngjarje që e ka sqaruar drejtësia.
Historia e 2 prillit është një histori e sqaruar tashmë për drejtësinë e shtetit shqiptar, por edhe për qytetarët e Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë. Nëse dizenjatorja mendon se mund te prodhoje akoma baltë për ketë ngjarje edhe pas 20 vjetësh, bën mirë të sqarojë se pse i thërrasin ‘DIZENJATORE‘”, thuhet në reagimin e Ballës.
Topalli ka qenë sot në Shkodër dhe ka lëshuar akuza për Gramoz Ruçin si ish ministër i Brendshëm në kohën që janë vrarë katër demonstruesit në Shkodër. Ajo ka shmangur në komentet e saj përgjegjësinë e rivalit të saj, Lulzim Basha, në ngjarjen identike të 21 janarit dhe shmangien e tij prej drejtësisë.
Gramoz Ruçi ka shkuar para Gjykatës në Shkodër në vitin 1992, ndërkohë që janë dënuar tri zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme, si dhe drejtues të policisë lokale në Shkodër. Për ngjarjet e 21 Janarit, ende nuk është ndaluar i akuzuari kryesor për vrasje.