E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: E dashur Lili, do ndihmoj me gjithë kuadrin e nevojshëm për autizmin

Share

Kryeministri Sali Berisha mori pjesë sot pasdite në një aktivitet të organizuar nga Qendra Rajonale e Autizmit dhe fondacioni Fëmijët Shqiptarë, që i përket bashkëshortes së tij. Sot është Dita Ndërkombëtare kundër Autizmit dhe Liri Berisha ka qenë e pranishme në çdo ekran me një spot që kishte përgatitur për këtë çështje.

Vetë kryeministri mbajti një fjalim të të shkurtër dhe në nisje iu drejtua të shoqes: E dashur Lili. Berisha tha se autizmi sipas tij është plotësisht i trajtueshëm.

E dashur Lili,

Ajo çka duhet të theksoj sot, se në këtë sfidë të madhe me të cilën  përballet realisht njerëzimi. Mbasi të dhënat janë se po merr karakter epidemik. Të dhënat janë se ky çrregullim nga 2002 në vitin 2012 është rritur me 78 për qind, dëshmon se një vetëdije shumë herë më madhe lipset dhe duhet të krijohet ndaj këtij fenomeni. Në bindjen time më të thellë dhe këtu po flas si mjek është plotësisht i shërueshëm dhe i trajtueshëm. Është një fenomen, i cili mjekun me të shkëlqyer dhe ilaçet më të shkëlqyera, ka prindërit e fëmijës.

Ai kërkon nga çdo çift, nga çdo prind, që të jetë i vëmendshëm ndaj fëmijës së tij. Ndaj zhvillimit të tij më të hershëm psikologjik, ta ndihmojë atë në përkushtimin e prindit për të kapërcyer vështirësitë.  Çdo vonesë ka çmim shumë të lartë. Ndaj dhe le të na frymëzojë neve përkushtimi i jashtëzakonshëm i prindërve, që kujdesen për fëmijët e tyre me autizëm, për një vetëdije të re, familjare dhe shoqërore ndaj këtij çrregullimi, plotësisht i trajtueshëm me sukses.

Ne, shumë shpejt ju siguroj se do të vendosim të gjithë kuadrin e nevojshme ligjor dhe institucional për përgjigjen më të mirë ndaj këtij fenomeni, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›