E Diel, 1 Nëntor 2026

Besart Kadia i kërkon foto Luizit, fituesi i BBV bën batutën epike: Mos e posto, se bëhesh direkt ministër

Besart Kadia i kërkon foto Luizit, fituesi i BBV bën batutën

Luizi edhe kur ishte në shtëpinë e Big Brother, por edhe kur doli shprehu hapur mbështetjen ndaj kandidatit të PS në Shkodër, Benet Beci.

Beci në zgjedhjet e mbajtura dy ditë më parë e fitoi bashkinë Shkodër dhe shumë ngritën pyetjen nëse mbështetja e Luizit e ndihmoi atë në fitore.

I pyetur në “Shqipëria Live”, Ejlli tha se në asnjë moment nuk ka thënë se Benet Beci e fitoi Shkodrën prej tij dhe se thjeshtë shprehu mbështetjen për të, pasi ai e kishte ndihmuar kur ishte në vështirësi.

Luizi ka zbuluar një bisedë me zv.ministrin i Ekonomisë Besart Kadia, teksa me të ka bërë dhe një batutë epike.

“Unë nuk i kam thënë gjë që Benet Beci e fitoi Shkodrën prej meje. Zv.minsitri Besart Kadia ishte me mua tek ashensori, këtu në Top, dhe ai më tha mua që Beneti e ka fituar. Më tha ‘ Urime, ta bëjmë një foto’. I thashë mos e posto, se po e postove bëhesh ministër. Unë po ta them që Beneti ka qenë ndikim i joti. Më tha diçka për PS, por unë vlerësoj njeriun. Ai burrë, është njeriu që më ka mbështetur”, tha Luizi.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Mozzik publikon momentin e ëmbël me të birin, gjesti i reperit tërheq vëmendjen

Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve, këtë herë në fokus kozmetika

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›