E Enjte, 5 Nëntor 2026

Balla takim me ambasadorin Vos: Mirënjohje për mbështetjen e Holandës ndaj proceseve tona integruese

TIRANË, 1 tetor /ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Reinout Vos.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla deklaron se gjatë takimit me ambasadorin Reinout Vos ka diskutuar mbi marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve.

Balla shprehu, vlerësim për mbështetjen e Holandës në proceset demokratike dhe reformat e rëndësishme.

“U takova sot me Ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Reinout Vos me të cilin biseduam mbi marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve tona dhe mbështetjen në proceset integruese të Shqipërisë. Vlerësojmë mbështetjen e Holandës në proceset demokratike dhe reformat e rëndësishme”, shkroi Balla.

1 nga 2

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›