Balla takon ambasadorin italian, Fabrizio Bucci: Bashkëpunim të ngushtë me strukturat ligjzbatuese italiane

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me ambasadorin italian, Fabrizio Bucci këtë të mërkurë (19 korrik).
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka shpërndarë foto nga takimi, Balla ka bërë me dije se është diskutuar në lidhje me bashkëpunimin mes dy vendeve.
“Bashkëpunim të ngushtë dhe strategjik me strukturat ligjzbatuese italiane. Faleminderit Ambasadorit Fabrizio Bucci për mbështetjen”, shkruan Balla.
Ky është takimi i parë që Balla zhvillon si Ministër i Brendshëm me Buçin. Ai mori detyrën e Ministrittë Brendshëm më 15 korrik, ndërsa pasoi në këtë detyrë Bledi Çuçin.
/rtsh.al/