E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla takim në Berlin me drejtues të “Deutsche Welle”: Fokusi te media e lirë dhe lufta kundër dezinformimit

TIRANË, 18 maj/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një vizitë në zyrat e “Deutsche Welle” në Berlin, ku u prit nga Adelheid Feilcke, drejtoreshë e DW për Europën.

Gjatë takimit, Balla dhe Feilcke diskutuan mbi rolin e medias së lirë dhe profesionale në shoqëritë demokratike, sfidat që sjell dezinformimi, si edhe rëndësinë e komunikimit të besueshëm në forcimin e vlerave europiane dhe institucioneve demokratike.

Balla vlerësoi kontributin e “Deutsche Welle” në informimin cilësor dhe në promovimin e standardeve të gazetarisë profesionale në rajon dhe më gjerë.

/m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›