E Diel, 1 Nëntor 2026

Peleshi pret përfaqësuesin e NDI-së, në fokus transparenca dhe modernizimi parlamentar

TIRANË, 18 maj /ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me drejtorin rajonal për Europën të Institutit Kombëtar Demokrat, Scott Bates, mbi forcimin e bashkëpunimit me Kuvendin e Shqipërisë në funksion të rritjes së transparencës, llogaridhënies dhe modernizimit të proceseve parlamentare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peleshi theksoi se gjatë takimit u theksua bashkëpunimi i konsoliduar prej vitesh mes Kuvendit dhe NDI si dhe fuqizimi i Institutit Parlamentar si histori suksesi e këtij partneriteti.

Sipas tij, në fokus të takimit ishte edhe vazhdimi i mbështetjes për Qendrën e Vizitorëve dhe programet e edukimit qytetar, përfshirë konceptin e “parlamentit të lëvizshëm” në shkolla dhe universitete në të gjithë territorin e vendit.

“Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të NDI në rritjen e përgjegjësisë, transparencës parlamentare dhe besimit të publikut e qytetarëve”, shkruan Peleshi.

/m.q/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›