E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula: Mbrojtja e pastërtisë së luftës së UÇK-së, një nga sfidat kryesore

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka uruar Presidenten e re të Kosovës, akademiken Justina Shiroka Pula, për marrjen e detyrës si Kryetare e Shtetit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se Kosova ka përpara një sërë sfidash, ndërsa veçon si një prej tyre mbrojtjen e pastërtisë së luftës për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Sapo e urova Presidenten e Kosovës, akademiken Justina Shiroka Pula, për detyrën e Kryetares së Shtetit. Kosova ka një sërë sfidash përpara, ku ndër to është mbrojtja e pastërtisë së luftës për liri të UÇK-së, ku Presidentja e re e Kosovës duhet dhe mund të luajë një rol tepër aktiv”, shkruan Balla. Sipas tij, drejtimi i ri institucional në Kosovë duhet të përqendrohet në përballimin e sfidave të vendit dhe në forcimin e rolit të institucioneve në mbrojtje të interesave të Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›