LZHK kundërshton territorialen/ Shehi: Te rikthehen komunat dhe të ulet e numri i qarqeve

Një ditë para votimit në Kuvend të reformës së re territoriale, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ka shprehur kundërshtimin ndaj ndarjes së propozuar administrative. Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka kërkuar shtyrjen e votimit, duke argumentuar se një ndryshim i tillë duhet të kalojë përmes një procesi të gjerë konsultimi dhe konsensusi politik. Shehi ka paraqitur gjithashtu një alternativë për organizimin territorial të vendit. Sipas tij, duhet të rikthehet sistemi i komunave, ndërsa numri i qarqeve duhet të reduktohet.
“Ne jemi për një logjikë tjetër që të bashkojmë komunitetet. Domethënë të krijohet koncepti i bashkive dhe i komunave se është më logjike për realitetin shqiptar. E dyta ne jemi edhe për uljen e numrit të qarqeve që të ketë edhe substancë kjo reformë. Kemi 12 qarqe në një vend që bashkitë e komunat që janë bërë pak s’ka më logjikë kjo punë. Ne jemi për kalimin me dy raunde për zgjedhjet për kandidatë për kryetarë”, tha Shehu.Në lidhje me protestën e parlajmëruar nga opozita nesër përpara Parlamentit, Shehu tha se zgjidhja, nuk vjen përmes tubimeve, por përmes kompromisit politik