E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballack: Ka ardhur momenti i Gjermanisë

Kapiteni i dëmtuar i Gjermanisë, Michael Ballack, ka thënë se ka ardhur koha që vendi i tij ta fitojë Kupën e katërt të Botës.

"Do të jetë e vështirë të mposhtim Spanjën sonte, por ka ardhur koha jonë. Gjermania ka qenë ekipi më i mirë në këtë Kampionat Botëror dhe vetëm duhet të vazhdojë kështu. Spanja e meritoi ta fitonte finalen e Evropianit ndaj nesh dy vite më parë, por me besimin që kemi marrë nga shqyerjet e kaluara, mendoj se ka ardhur momenti ynë".

"Muller shënon gola, krijon lojë dhe punon shumë për ekipin. Mentaliteti i Gjermanisë? Poenta e hyrjes në një kampionat është ta fitosh atë", tha Ballack.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›