Ballack refuzon bankinën

Nga Express më 06 mars 2011 në ora 18:12
Trajneri i Bayer Leverkusenit, Jupp Heynckes ka thënë se Michael Ballack duhet të mësohet të jetë zëvendësues pasi kërkoi të mos llogaritet për ndeshjen e së shtunës kundër Wolfsburgut, për shkak se nuk deshi të ulet në pankinë.
Në vend se të qëndron në pankinë, Ballack stërviti i vetëm. “Ai më tha se për mënyrën si janë duke shkuar gjërat, për momentin, ai nuk mund t’i ndihmojë ekipit nga bankina. Por, Michael duhet të mësohet me këtë, edhe pse gjithë jetën e tij ka qenë në formacionet bazë”, tha Heynckes.