E Diel, 1 Nëntor 2026

PSV Eindhoven vijon suksesin fiton ndaj Ekselsior

PSV Eindhoven ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit kampion në Hollandë, duke fituar 3-2 në transfertë kundër Ekselsior. Sukses më të vertëtë i vështirë për kryesuesit e klasifikimit të kampionatit hollandez, të cilët kanë përmbysur avantazhin e shpejtë te vendasve të cilët do të shënonin të parët me brazilianin Fernandez.

Ky gol do të mbyllte pjesën  e parë të takimit, ndërsa me rikthimin në fushë, Lens dhe Hachinson do të përmbysnin rezultatin në favor të miqve. Objektivi për të parrë tri pikë në këtë sfidë do të vështirësohej më shumë për PSV ndërsa minutat e fundit do të ishin me të vërtetë dramatike. Ekselsior do të barazonte shifrat me De Graf nga pika e penalltisë, ndërsa në të njëjtën mënyrë Xhuxhak do të shënonte dolin e fitores për PSV, e cila ka ruajtur diferencën prej tre pikësh me Twente, që më parë kishte mundur pastër 2-0 Nec Breda.

De Jong dhe Chabil me golate t tyre do të vulosnin fitoren për vendasit që vazhdojnë të qëndrojnë në garën për titullin kampion në Hollandë. Pas 26 ndeshjeve të luajtura në këtë sezon, PSV ka grumbulluar 57 pikë, 3 më shumë se Twente.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›