Ballauri: KQZ-ja në pozita pasive

Situata mbetet shqetësuese dhe në sytë e Elsa Ballaurit, përfaqësuese e shoqërisë civile. Në një pronocim për “Ora News”, ajo kërkoi që KQZ-ja të shpallë rezultatet, e në të njëjtën kohë, të njoh kompetencat e saj.
Për të, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, është institucioni kopetent, ndaj duhet të tregohet më e vëmëndshme e të mbledhë të gjithë tabelat, duke u çertifikuar kështu rezultati.
Në një situatë të nxehtë politike, ku mbetet kryefjala e ditës, Ballauri kërkoi që KQZ-ja të mos mbetet në një pozitë pasive dhe të respektojë të gjithë vullnetin e qytetarëve, të cilët kanë hedhur votat në datën 8 maj.