Shtyhet mbledhja e KQZ-së, në sallë ende deputetë të PS-së

Anullohet mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për ditën e sotme, ndërsa anëtarët e Partisë Socilaliste ende mbeten në këto ambiente. Për një situatë sa më të qetë dhe per ti dhënë fund këtij agravimi, kjo mbledhje është lënë për ditën e nesërme, ndërsa ende jemi në pritje të një orari përfundimtar.
Me një situatë plot tensione, kjo që në orët e para të ditës së sotme, cdo gjë duket se nuk ka marrë një drejtim.
Ndërkaq, sot mbledhja e KQZ nisi me debate të ashpra sapo kryetari i KQZ, Arben Ristani kërkoi të shqyrtohen ankesat e disa KZAZ-ve për fletët e gjetura në kutitë e gabuara.
Duket se palët nuk po gjejnë një konsensus, duke i mëshuar më tej faktit për të mbrojtur të drejtat e tyre kushtetuese.