Balli Kombëtar përshëndet vendimin e GJND
e shtetit shqiptar, që gjithmonë e kanë parë atë si një faktor të rëndësishëm për paqen në rajon. Pavarësia e Kosovës dhe vendimi i sotëm i gjykatës ndërkombëtare, janë vërtetimi më i qartë i paralajmërimit të shqiptarit të madh Midhat Frashëri që me Kosovën, duke ia lënë Jugosllavisë, Europa bën një gabim që do ti duhet ta korrigjojë, thuhet në deklaratën për shtyp. PBKD shpreh gjithashtu besimin e saj se Ramush Haradinaj, kryetar i AAK dhe ish-kryeministër i Kosovës, do të mbrojë sërish pafajësinë e tij. Po ashtu, PBKD vlerëson se është cinike që të trajtohen si kriminelë lufte ata që luftuan për të mbrojtur familjet, vatrat dhe lirinë e tyre nga makina shtetërore ushtarake serbe. Ne mendojmë se dënimi i krimeve në Ballkan nuk duhet të kufizohej vetëm me krimet në ish-Jugosllavi. Historia e Çamërisë së pastruar etnikisht është një rast i pastër gjenocidi që do të vazhdojë ti mbajë të hapura plagët në Ballkan, nëse nuk ketë trajtimin e duhur nga institucionet ndërkombëtare, përfundon deklarata për shtyp.
Last Updated on E Enjte, 22 Korrik 2010 16:18