Balliu: Qeveria refuzon mocionet me debat për të fshehur lidhjet me krimin e organizuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka akuzuar qeverinë për refuzimin e debatit në Kuvend mbi disa mocione të propozuara nga opozita. Ai theksoi se kjo ka për qëllim të fshehë përfitimet e fondeve IPARD nga familjarët e zyrtarëve dhe elementët e krimit të organizuar, në vend të fermerëve shqiptarë.
Sipas Balliut, marrëveshjet që lidhen me krimin e organizuar dhe pastrimin e parave përmes sektorit të ndërtimit janë arsyeja kryesore pse qeveria shmang debatet parlamentare.
“Refuzon të bëhet mocion me debat për ketë çështje se do dali emri i tij, e njëjta gjë vlen edhe për fondet IPARD që i kanë përfituar familjarët e zyrtarëve dhe krimit të organizuar dhe jo fermerët shqiptarë. Kjo ka të bëjë vetëm me fshehjen e marrëveshjeve që lidhen me krimin e organizuar, kartelet e drogës pastrojnë paratë në fushën e ndërtimit. Prandaj ata i refuzojnë mocionet me debat në parlament. Opozita vjen për debat dhe për të dhënë alternativë e denoncuar lidhjet e qeverisë me krimin, se janë arsyet kryesore e varfërimit të qytetarëve shqiptarë”, tha Balliu.
/rtsh.al/