E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balliu:Po sulmohem nga kreu i PS-së dhe prokurorja Rama

Botuesi i gazetës "55",Fahri Balliu i ftuar në Ora News ka akuzur kreun e PS-së Edi Rama dhe Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama se po e sulmojnë atë, duke iu referuar lajmit se vajza e tij është ortake me Mihal Delijorgjin. Sipas tij, Prokurorja Ina Rama ka qenë në dijeni të kësaj çështje dhe duhet të ishte treguar e sinqertë. "Prokuroja u tregua e pasigurtë kur u pyet nga gazetarët për këtë çështje.Ajo duhet të thoshte se Fahri Balliu nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje. Si Ina dhe Edi Rama janë të angazhuar në këtë sulm, sepse kriza me afrimin e zgjedhjeve është bërë me e madhe", u shpreh Balliu. Sipas tij, ky sulm po vjen për shkak të pozitës së tij si botues i një gazete. Ai e krahasoi Prokurorinë me Komunitetin e Partisë së Punës së Shqipërisë. Botuesi i gazetës "55" shpjegoi se vajza e tij ka firmosur në krijimin e një firme biznesi ku janë 5 vetë, firma është për gërmim dherash, dhe nga ky moment nuk ka pasur asnjë lidhje me këtë firmë sepse është tërhequr pasi nuk kishe fitime. "Vajza ime nuk ka asnjë lidhje financiare me këtë firmë dhe kjo mund të provohet",saktësoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›