E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, makina bie në kanal, 1 i vdekur 3 të plagosur

Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pasi makina me të cilën udhëtonin dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal. Si rezultat ka gjetur vdekjen në vendngjarje 60 vjecari Bexhet Peqini. 

FIER- Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një personi si dhe plagosjen e tre personave të tjerë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Lushnjë. Makina tip benz me targa FR 5516 A, e cila udhëtonte në drejtim të Lushnjës ka përfunduar në një kanal pasi ka dalë nga rruga. Si pasojë ka gjetur vdekjen njëri nga pasagjerët, Bexhet Peqini 60 vjec , si dhe janë plagosur Kristaq Pani 49 vjec, Isuf Myrto 50 vjec dhe drejtuesi i automjetit Ilir Llupo.
3 të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjës nga ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas hetimeve paraprake mësohet të ketë qënë shpejtësia e madhe e automjetit ajo që ka shkaktuar dhe këtë aksident të rëndë. Pas kësaj ngjarjeje, policia e Fierit ka ndaluar dhe drejtuesin e automjetit, Ilir Llupo. (e.n/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›