E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi viziton Xhevahir Spahiun në spital

Presidenti Bamir Topi ka vizituar poetin e shquar Xhevahir Spahiu, i cili ndodhet i shtruar prej disa ditësh në pavionin e Neurologjisë në QSUT. Topi shprehu urimet më të përzemërta për shërim të shpejtë duke siguruar mbështjen e tij. 

TIRANE- Presidenti Bamir Topi ka vizituar në pavionin e Neurologjisë në QSUT, poetin e shquar Xhevahir Spahiu, cili gjendet i shtruar prej disa ditësh në këtë pavion si pasojë e goditjes nga një ishemi celebrale.
Kreu i shtetit shqiptar i shoqëruar nga mjekë e drejtues të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është interesuar për gjendjen dhe shëndetin e poetit njëkohësisht anëtar i Akademisë së Shkencave, ndërsa u vu në dijeni se gjendja e z. Spahiu po shkon drejt stabilizimit.
Presidenti Topi shprehu urimet më të përzemërta për shërim sa më shpejtë dhe ka siguruar mbështjen e tij për familjen e poetit.
Nesër Xhevahir Spahiu do të niset për një kurim të specializuar në Turqi. (e.n/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›